Skip to content

EMRAT/Hidhnin në treg ushqime të skaduara, lirohen nga qelia dy vëllezërit

ushqimet fabrika master al 750x375 1

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi. Agim Domi është admninistrator i maganizës së kompanisë “Master AL” dhe Florenci punonte si magaziner. Ata akuzohen se grumbullonin në kompani ushqime të skaduara dhe më pas u ndryshonin etiket dhe i hidhnin në treg.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dy vëllezërit. Ata thanë në gjykatë se produktet e gjetura nuk ishin në treg, por ishin për tu asgjësuar sapo të siguroheshin kushtet financiare.

Gjatë operacionit u sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, si kroasantë dhe fruta të thata, të cilat ishin të skaduara prej 7 muajsh dhe me etiketa të dyshuara si të falsifikuara.