Skip to content

Po lëvizte me shpejtësi, makina del nga rruga dhe përfundon në një lokal, 3 të plagosur

Një automjet është përplasur në një lokal në hyrje të qytetit mbrëmjen e kësaj të marte në Fushë Arrëz.

Burime bëjnë me dije se nga përplasja është lënduar e zonja e lokalit dhe dy gra të tjera, të cilat  ishte ulur në karriget e ambientit të jashtëm të lokalit momentin kur makina ra mbi lokal.

 

“Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V., V. Gj., ndërsa shtetasja F. B., është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit F. R është shoqëruar në Polici. Dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi kur humbi kontrollin.

Njoftimi i policisë

Fushë-Arrëz / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, shtetasi F. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur 3 shtetase që ndodheshin në pjesën e jashtme të një lokali.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V., V. Gj., ndërsa shtetasja F. B., është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“”