Skip to content

Zjarri shkrumbon një banesë, lëndohet i zoti i shtëpisë! Dërgohet me urgjencë në spital (PAMJE)

Korçë – Zjarr në një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës”. Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë ndërsa zjarri ka nisur në ambjentet e brendshme të banesës.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për fikjen e zjarrit ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave.

I lënduari u mor nga ambulanca për tu çuar drejt spitalit të Korçës.

 

“”