Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IKMT-së në Theth për heqjen e objekteve të paligjshme, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fshati turistik.
Në një postim në rrjetet sociale këtë të hënë, Rama i shoqëron pamjet me vetëm një fjali: “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë.”
