Ditën e martë Partia Demokratike do të firmos marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar. Marrëveshja do të firmoset nga partitë krysore të opozitës, ku përfshihen PD, LSI dhe PDIU.
Koalicioni opozitar do të kërkojë zgjedhje pa Edi Ramën Kryeminsitër. Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për te ndeshkuar ata politikanë që janë faktuar se kane blerë zgjedhjet. Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU. Koalicioni opozitar do firmoset ditën e martë në orën 09:00
