Skip to content

Fotot para dhe pas, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave

Kryeministri Edi Rama ka shfaqur përmes një postimi në rrjetet sociale ndryshimin e pësuar pas aksionit për lirimin e hapësirave.

Në fotot e shfaqura nga kreu i qeverisë tregohet një trotuar ku më parë ndodhej pjesa e shtuar e një lokali dhe më pas lirimi i saj.

Aksioni për lirimin e hapësirave u lajmërua pak javë më parë nga kryeministri Rama me qëllimin e heqjes së objekteve private që kishin bllokuar zonat publike.