SHQIPËRI– Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën jeshile vijimit të negociatave me vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të 5-të, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin.
Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së. Konferenca ndërqeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, pritet të mbahet në mesin e muajit shtator.
lajmi në përditësim…
