Skip to content

Inceneratori i Tiranës/ Gjykata e Posaçme prish dënimin me burg për Bllakon, kërkon rigjykim e çështjes

Gjykata e Apelit te Posacme ka prishur denimi me burg   per Alqi Bllakon lidhur me dosjen per Inceneratorin e Tiranës.

Bllako u denua nga shkalla e pare ua me 4 vite burg në 11 mars të këtij, dënim i cili zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Po Apeli ka urdheruar prishjen e ketij vendimi dhe rigjykimin me nje tjeter trupe gjykuese. Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer pëe rigjykim nga Apeli në Shkallë të Parë.