Skip to content

Kleana Xhuveli, Kushërira e Adriatik Lapaj, Merr Mandatin e Deputetes nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”

520564809 122190782972287763 7948158270009895909 n

Kleana Xhuveli, Kushërira e Adriatik Lapaj, Futet në Parlament, Merr Mandatin nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”

Kleana Xhuveli do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që u mor gjatë mbledhjes së sotme. Mandati do t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, që përfshin partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”.

Në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se “çdonjëri nga kandidatët mund të dorëhiqet pas marrjes së mandatit”.

Kush është Kleana Xhuveli?

Kleana Xhuveli është një juriste e re, e angazhuar në politikën shqiptare për zgjedhjet e 11 majit 2025 me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, në bashkëpunim me Adriatik Lapajn. Fillimisht, ajo kishte dorëzuar dorëheqjen e saj pas kandidimit primar për Qarkun e Tiranës, por më pas e ka revokuar atë dhe ka kërkuar zyrtarisht të marrë mandatin e deputetes.

hudhra 16