Skip to content

SPAK i komunikon akuzat Ajola Xoxës, radhën e ka Veliaj

hudhra 18

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në orën 11:00, SPAK do t’i komunikonte akuzat Veliajt.

Ndërkohë, hetimet janë shtyrë deri më datë 24 shtator, kohë kur Prokuroria e Posaçme pritet të dorëzojë dosjen për gjykim.

Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgimin e Durrësit, në prani të një prej avokatëve të tij, Artur Selmani. Sipas ligjit, ai pyetet në cilësinë e të pandehurit nëse do të japë shpjegime rreth akuzave.

Veliaj dhe Xoxa akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.