Skip to content

Aksioni policor në Fier!/ Arrestime dhe pezullime nga detyra për zyrtarë të bashkisë, dyshohen për abuzime me vlerë 40 milionë lekë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin policor të raportuar më herët në qytetin e Fierit.

Sipas policisë së shtetit, pas një hetimi disa mujor të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, është finalizuar operacioni i koduar “Parking”, që çoi në masa të shumta sigurie ndaj zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë Fier dhe administratës tatimore.

milionë lekëve nga parkimi nëntokësor në qytet, për shkak të mospajisjes me kasë fiskale dhe favorizimit të subjekteve tregtare, përmes uljes së padrejtë të taksave.

Të ndaluarit dhe masat e ekzekutuara janë:

 

  • A. H., 34 vjeçe, ish-drejtoreshë e Taksave dhe Urbanistikës, si dhe ish-nënkryetare e Bashkisë Fier, është vendosur në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
  • V. C., 41 vjeç, drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, është vendosur në arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra, i dyshuar për shpërdorim detyre.
  • A. C., 38 vjeçe, drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.
  • M. D., 57 vjeç, sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Fier, është ndaluar të ushtrojë funksione publike dhe t’i lërë kufijtë e vendit, pasi dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë.

Sipas Policisë, këta zyrtarë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë krijuar mungesë të ardhurash në buxhetin vendor, duke dëmtuar interesin publik dhe duke favorizuar biznese të caktuara.