Skip to content

Humbi jetën pasi ra nga shkëmbi/ Himarë, prokuroria nis hetimet për vdekjen e turistes holandeze

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e turistes holandeze. 23-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga një shkëmb në Gjirin e Filikurit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim në Prokurori, në lidhje me ngjarjen aksidentale të ndodhur ditën e djeshme në Gjirin e Filikurit, ku si pasojë e rrëzimit gjatë zbritjes nga shkëmbi, humbi jetën shtetasja hollandeze M. B., 23 vjeçe, dhe u dëmtua nga disa gurë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Vlorës.