Skip to content

Delvinë/ Zjarri në Kalasë pranë banesave, era favorizon përhapjen e flakëve, ndërhyhet edhe nga ajri

Zjarri ka përfshirë fshatin Kalasë në Bashkinë e Delvinës. Prej disa orësh ekipe zjarrfikëse janë në luftë me flakët për të neutralizuar zjarrin.

Të favorizuara edhe nga era, flakët po iu afrohen banesave të fshatit.

Në Kalasë është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopter ndërsa në terren janë 5 zjarrfikëse.