Ende nuk është përcaktuar një përllogaritje se sa do të jetë primi i sigurimit për një qytetar
Sigurimi i banesave nga tërmetet do të jetë i detyrueshëm dhe do të ofrohet nga vetë shteti. Është ky propozimi i hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, i hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Për vënien në funksion, qeveria do të krijojë një Fond Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm, ku Autoriteti Publik që përfaqëson shtetin si pronar do të jetë vetë ministria përgjegjëse.
Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre. Ndërsa për shtresat në nevojë, primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet do ta financojë buxheti i shtetit. Por çfarë ndodh për ata qytetarë që nuk do ta paguajnë primin e sigurimit?
Ende nuk është përcaktuar një përllogaritje se sa do të jetë primi i sigurimit për një qytetar që siguron një pronë.
