Një 54-vjeçare është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohej nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re