Skip to content

Izraeli pa asnjë maskë te deklaratat e çmendura të këtij ministri sionist

Ministri izraelit i Trashëgimisë i ekstremit të djathtë, Amichai Eliyahu, tha të enjten se qeveria e tij po “garon me kohën për të shkatërruar Gazën dhe popullsinë e saj palestineze”, duke shtuar se territori do të bëhet “plotësisht hebreje”.

“Qeveria po garon për të shkatërruar Gazën. Ne po eliminojmë këtë të keqe. Ne po eliminojmë banorët e saj”, tha Eliyahu për radion izraelite Kol Barama.

“Gaza do të bëhet plotësisht hebraike”, shtoi ai.

Eliyahu, një anëtar i partisë ultranacionaliste Otzma Yehudit (Fuqia Hebraike) të udhëhequr nga ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me urinë në rritje në Rripin e Gazës së bllokuar.

“Nuk kemi pse të merremi me urinë në Gaza,” tha ai.

Ministri gjithashtu kritikoi figurat e opozitës që kritikojnë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Këta njerëz të sëmurë si Yair Golan dhe Ehud Olmert kanë humbur identitetin dhe mbështetjen e tyre për popullin e Izraelit,” tha ai.

Ja, ky është Izraeli i vërtetë për të gjithë ata që ndoshta nuk e kanë të qartë akoma se ç’është ky shtet dhe nga ç’ideologji kriminale udhëhiqet. /tesheshi.com/