Skip to content

“Unë jam i privuar përkohësisht”/ Rama ndan thënien e Thaçit nga Haga: Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

edi rama hashim thaci 770x433 1

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë një kuotë të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ku ky i fundit shprehet “unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”.

“Shumë e vërtetë komandant”, komentoi Rama bashkangjitur citimit të Thaçit, i cili së fundi dha një intervistë nga paraburgimi i Hagës, ku tashmë mbahet prej vitesh.

“Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, shtoi Rama, duke u vendosur në mbështetje të Thaçit në lidhje me procesin e Hagës ndaj tij.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fune jam i privuar perkohesisht rama ndan thenien e thacit cka seshte as e lire dhe as me ere te mire eshte drejtesia nderkombetare%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb