Skip to content

Berat / Zjarr i madh në fshatin Konisbaltë, rrezikohen njerëzit dhe shtëpitë (VIDEO)

hudhra 21

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në fshatin Konisbaltë, në bashkinë Dimal, duke rrezikuar jo vetëm natyrën, por edhe jetën e banorëve. Zjarri, i cili ka filluar në kufirin kodrinor të Konisbaltës me fshatin Mbreshtan, ka marrë përmasa të mëdha, i ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta.

Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit, ka shkuar grupi i shërbimit zjarrëfikës nga qyteti i Beratit, me tre mjete dhe 20 efektivë, si dhe një mjet zjarrëfikës me katër efektivë nga qyteti i Kuçovës.

Pavarësisht kushteve të vështira, zjarrëfikësit kanë arritur të lokalizojnë disa vatra dhe janë duke punuar intensivisht për shuarjen e plotë të zjarrit, duke mbajtur nën kontroll disa pika që janë ende aktive. Ndërhyrja e mjeteve zjarrëfikëse ka qenë shumë e vështirë për shkak të terrenit të ashpër dhe relievit kodrinor.

Një situatë e tensionuar që ka kërkuar bashkëpunim të shpejtë dhe efikas mes njësive të shërbimeve zjarrfikëse të zonës.