Skip to content

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, plagosen dy persona

aksident3

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur këtë të premte në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

U raportua se automjeti tip Benz i ka rënë nga mbrapa një mjeti të parkuar në anë të rrugës automobilistike.

Nga përplasja drejtuesi i mjetit dhe bashkudhëtari kanë marrë lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e qarkullimit në vendngjarje duke kryer procedurat përkatëse dhe dokumentimin e aksidentit. Sipas të dhënave të para drejtuesi i Benzit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar.