Skip to content

Pësoi djegie në trup, niset drejt Traumës shefi i Komisariatit të Delvinës

IMG 4591 750x375 1

Zjarri në Delvinë ka dalë jashtë kontrollit, teksa pas shkrumbimit të dhjetërave hektarëve, disa persona kanë mbetur të lënduar.

Mes të dëmtuarve është edhe shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar djegie në bark, krah dhe këmbë.

Fillimisht, ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së dëmtimeve, u vendos transportimi i menjëhershëm në Tiranë për trajtim të specializuar.

Zjarri në Senicë vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve.

Screenshot 813