Skip to content

BERAT/Zjarr masiv në malin Shpirag, forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (VIDEO)

hudhra 22

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag, në qytetin e Beratit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, bimësi dhe pisha, duke rrezikuar zonën përreth.

Mbi 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetra forca të MZSH-së janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit, por ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Forca shtesë janë kërkuar nga rrethet përreth për të përballuar situatën, ndërkohë që deri tani nuk raportohet për banesa apo jetë njerëzish të rrezikuara.

Zjarri në malin Shpirag është një tjetër alarm për situatën e zjarreve në vend gjatë sezonit të verës.