Baza Ajrore e Kuçovës është vendosur në gatishmëri të plotë, me ekipe që po monitorojë situatën orë pas ore.
Pranë kësaj baze kanë mbërritur edhe ndihma nga jashtë, grupe nga Hungaria, si dhe një avion me mbushje në det janë vendosur në gadishmëri te plotë.
Vëmendje të shtuar kanë puset e naftës në Shpirag pasi avancimi i zjarreve mund të shkaktoj pasoja të rënda. Nga ajri kanë funksionuar të paktën 2 helikopterë të mbërritur nga Tirana ndërsa pritet monitorimi i situatës deri në mëngjes për të nisur sërish ndërhyrjen për të shmangur avancimin e zjarrit.
