Skip to content

Ndryshimi drastik/ Kur merr fund i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Meteorologia: Prisni surpriza…

moti 1 1 1 1140x570 1

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të nxehti, që ka përfshirë thuajse gjithë territorin.

Meteorologia Lajda Porja tha se ditën e diel vjen një mase e ftohtë ajrore nga Europa Veriore, ku temperaturat pritet të zbresin 10-12 gradë celcius më pak.

Dita e djeshme ka qenë një nga ditët më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit. Madje dje u diskutua se u thye rekordi i vlerës 43.6, pra 44 gradë në vitin 1993 në qarkun e Beratit. E diela do të shënojë jo vetëm freskim të ajrit, por edhe shtim të erërave dhe rrebeshe të shkurtra shiu, kryesisht në veriun dhe qendrën e vendit. Jugut, ndërkohë, do t’i mungojnë reshjet, duke përjetuar një kalim më të qetë të kësaj situate të përkohshme. Ndërkohë që presim një ndryshim total ditën e diel.

Po vjen një masë e ftohtë nga Europa Veriore drejt Ballkanit. Dhe menjëherë kjo do e shtyjë këtë masën e nxehtë që ka pushtuar Ballkanin. Presim që e diela të shënojë 34 gradë Celsius. Të dielën do të kemi dhe një shtim të intensitetit të erës sepse është ajo lufta mes dy masave ajrore të cilat po veprojnë me njëra-tjetrën.

Do kemi rrebeshe të cilat do të jenë kryesisht në zonat veriore të vendit. Do kapin pak edhe ndonjë zonë të qendrës, qarkun e Elbasanit dhe ndonjë rrethinë të Tiranës, kurse jugu do të jetë fare pa reshje”, tha Porja.