Skip to content

Nard Ndoka mesazh Berishës: S’ke asgjë ndryshe nga Basha, justifikimet njësoj! Bravat të njëjtat, por derën e ke mbyllur

e72dc177 6c0f 4030 8ed1 6afd72ba0463

Kreu i Partisë Demokratistiane, Nard Ndoka, përmes një postimi në rrjete sociale, ka sulmuar kryedemokratin Sali Berisha.

Ndoka thekson se nuk ka asnjë ndryshim mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ish-deputeti shprehet se listat ishin njësoj, justifikimet e humbjes identike dhe se pazaret janë të njëjtat.

Sakaq, me ironi, Nard Ndoka shprehet se vetëm çelësi ka ndryshuar por dera e mbyllur ka mbetur po ajo.

“Unë nuk shoh ndonjë ndryshim të madh mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Listat, njësoj.

Justifikimet e humbjes identike. Pazaret, të njëjtat. Bravat, po ato. Vetëm çelësi ka ndryshuar… por dera e mbyllur ka mbetur po ajo”, shkruan ai.