Skip to content

Lungomare dhe disa zona të Vlorës pa energji elektrike prej disa orësh, situata shkakton shqetësim te bizneset turistike

640 0 1753556967x80130686 2714535011928571 6944910509304971264 n 770x433 1 750x422 460

Energjia elektrike mungon prej disa orësh në disa zona të Vlorës.

Edhe Lungomare, një nga zonat më turistike të Vlorës është përballur me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Sipas raportimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk dihet koha e saktë se kur do të rikthehet përsëri.

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit.