Skip to content

Dhunohet kamarieri në Vlorë/ Goditet nga efektivi dhe miku i tij me precedentë penalë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj.

18 vjeçari është qëlluar  nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale.

Burime nga vendngjarja dhe pamjet filmike tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me precedent të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.

Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese duke ber kontakt fizik ndërsa më pas, Leart Bimo e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në  prsnitë klientëve që, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.