Skip to content

Nuk del më në breg/ U fut me not në det, zhduket 57-vjeçari portugez! Policia në kërkim të tij

Një 57-vjeçar portugez po pushonte me disa miq të tij në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Më pas ai u fut me not në det rreth orës 18:00 të ditës së sotme dhe pas kësaj nuk u pa më. Menjëherë policia kufitare e Sarandës dhe patrulla janë vënë në kërkim të tij, nga deti dhe toka.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”