Skip to content

Shuhet zjarri në fshatin Shalës, vetëm një vatër aktive në Konispol

Zjarri i rënë mbrëmjen e të dielës në lagjen “Barç” në Shalës është shuar.

Gjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse të Konispolit kanë qenë në sherbim të shuarjes së zjarrit.

Në ndihmë ishte edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq me 8 zjarrfikës.

Për momentin në këtë zonë ka vetëm një vatër të vogël në vendin e qyajtur Kokotraf, në Markat, bashkia Konispol.