Pas afro tre muajsh zvarritje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë të hënën mandatet edhe për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin, duke vulosur kështu edhe rezultatin e 11 majit.
Gjithashtu, KQZ do të vulosë mandatin e Zegjine Çaushit.
Në total në 11 maj, Partia Socialiste mori mbështetjen e mbi 800 mijë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar 83 karrige në parlamentin e ri.
Ky rezultat i jep mundësinë, Edi Ramës, dhe shumicës parlamentare të çojë përpara ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ndryshime kushtetuese, pa patur nevoje të bëjë negociata me Sali Berishën, të cilët në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 50 mandate, bashkë me aleatët.
