Skip to content

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe pezullim nga detyra. Myziri është paraqitur në senacën që po mbahet në Apelin e Posaçëm.

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.  Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve  të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.