Pos Tiranës, është Vlora ndër qytetet shqiptare që po shndërrohet në pararojë të reagimit qytetar për gjenocidin që po ndodh në Gaza.

Bash në kryeqytetin politik të kryeministrit Rama, aty ku ai ka gjysmën e identitetit të vet biologjik e shpirtëror e ku po realizon një muze për hebrenjtë, shprehje dhe e një politike tejet të qortueshme pro izraelite, mbrëmë u organizua protesta e radhës me një ecejake të qytetarëve të ndryshëm vlonjatë, edhe turistë gjithashtu, në solidaritet me Gazën prej asaj ç’po heq nga Izraeli, ndër brutalitetet më të rëna në histori në emër të një ideologjie raciste, të ngjashëm me nazizmin.
Marshimi, përgjatë Lungomares synoi të shprehë një qëndrim njerëzor kundër indiferencës para një tragjedie që po sheh e gjitha botë.


Ishte një thirrje për ndërgjegjësim, dhembshuri dhe respekt për jetën njerëzore, e cila po masakrohet në forma që brezat tanë nuk i kishin imagjinuar kurrë, përfshirë përdorimin e urisë si armë. /tesheshi.com/



