Pas më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ do të shpërndajë sot në 12:00 mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan duke vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve. Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim.

Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021.

Edhe Fieri ishte një prej qarqeve ku opozita pësoi disfatë, 12 mandate shkuan për PS dhe vetëm 4 për PD. Ndërkohë, sa i takon kampit socialist pavarësisht se Zegjine Caushi humbi nga rinunërimi, KQZ pritet t’ia japë asaj mandatin e deputetit, pasi kandidatja Maldrita Bardho ka dorëzuar dorëheqjen.

Njoftimi i plotë i KQZ-së dhe rendi i ditës për shpërndarjen e mandateve:

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e hënë, datë 28 korrik 2025, ora 12:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtazi:

1.     Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore në zonën zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

2.     Projektvendim “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në zonën zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

3.     Projektvendim “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zonën zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

4.     Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore në zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

5.     Projektvendim “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

6.     Projektvendim “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

7.     Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

8.     Projektvendim “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

9.     Projektvendim “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re