Pas afro tre muajsh zvarritje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau të hënën mandatet edhe për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin, duke vulosur kështu edhe rezultatin e 11 majit.

Gjithashtu, KQZ vulosi edhe mandatin e Zegjine Çaushit.

Në total në 11 maj, Partia Socialiste mori mbështetjen e mbi 800 mijë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar 83 karrige në parlamentin e ri.

Ky rezultat i jep mundësinë, Edi Ramës, dhe shumicës parlamentare të çojë përpara ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ndryshime kushtetuese, pa patur nevojë të bëjë negociata me Sali Berishën, të cilët në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 50 mandate, bashkë me aleatët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re