Skip to content

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

Policia ka shoqëruar një djalë të ri si të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco në Pogradec. I riu Ilirjan Selmani është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit.

Ndërkohë në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares.

Ndërkaq policia ka gjetur edhe një palë rroba në kazanët e mbeturinave, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fillimisht u raportuar se Teco humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesë.