Skip to content

GJKKO rrëzon Berishën për trupën gjykuese/ “Partizani”, Çupi: Procesi gjyqësor është goditur dhe korruptuar

Analisti Frrok Çupi e quan hipokrizi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e Elsa Ullirit nga trupa gjykuese për aferën Partizani.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se procesi është goditur dhe korruptuar.

“Berisha ka kërkuar të shmanget ky gjykim. Është hipokrizi. E vërteta është ndryshe. Më sulmo publikisht. Çdo vendim që merret për Berishën, përsëri do të ketë problem. Procedi gjyqësor është korruptuar, i goditur dhe i pabesueshëm. Kjo është e disa grupimeve politike. Berisha po mbledh ushtarë, janë sa politikë, aq edhe gjyqësore. Ai thjesht, bashkë me dikë në sistemin e drejtësisë, ai po ndërton muret e kështjellës së tij.”, theksoi ai.