Skip to content

U konfliktuan pas lojës së dominove, plagoset me thikë i moshuari në Durrës

gfdhgfdhgfdhgfh 753x450 1

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje e cila përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta.

U raportua se ngjarja ka ndodhur rreth ores 15.00 të mesdites së kësaj të hëne në qender të qytetit të Durreësit në sheshin “Pranvera”.

Në vendin e ngjarjes kane mbërritur disa patrulla policie dhe një autombulancë që transportoi drejt spitalit të Durrësit të plagosurin.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar të cilin po e pyet në  lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamiken e ngjarjes.