Skip to content

Piloti i Delta Airlines arrestohet pas uljes, bastisja e policisë dhe shoku i bashkëpilotit që pyet: “Çfarë po ndodh?”

AA1JqMr9

Ulja, pastaj hyrja e papritur e dhjetë oficerëve të policisë dhe më në fund piloti që u nxor nga avioni i prangosur.

Kjo ndodhi në bordin e një fluturimi të Delta Air Lines që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Minneapolis-Saint Paul dhe u ul në San Francisko mbetet një mister.

Kjo ngjarje ndodhi në aeroportin e Kalifornisë por arrestimi, dhe arsyet  mbeten të panjohura.

Çfarë ndodhi në të vërtet në bordin e Boeing 757 i cili kishte përjetuar më parë vonesa të vogla për shkak të dukshmërisë së dobët të shkaktuar nga mjegulla, por situata u përkeqësua ndjeshëm sapo mbrriti në pistë. Sipas dëshmitarëve okularë, afërsisht 10 oficerë të zbatimit të ligjit, përfshirë agjentë nga Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI), hipën në aeroplan menjëherë pas uljes. Oficerët u drejtuan me nxitim në kabinën e pilotit dhe arrestuan një nga pilotët pa paralajmërim. Pasagjerët raportuan se bashkëpiloti dukej se ishte në gjendje shoku dhe u tha atyre që e pyetën se “nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur”.

Misteret që rrethojnë arrestimin.

Autoritetet e mbajtën arrestimin sekret gjatë fluturimit për të shmangur njoftimin e të dyshuarit. Delta Air Lines nuk ka lëshuar një deklaratë për incidentin dhe i ka referuar të gjitha hetimet te forcat e rendit. Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së nuk e ka zbuluar arsyen e arrestimit ose identitetin e pilotit. Fox News më vonë tha se një burim federal i nivelit të lartë u tha atyre se burri do të arrestohej me akuzën e posedimit të pornografisë së fëmijëve.

Përshtati në Shqip S