Skip to content

Përfundojnë hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, babai i deputetes paraqitet në SPAK! Pirro Xhixho njihet zyrtarisht me akuzat

Pirro Xhixho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është paraqitur sot ne SPAK.

Xhixho do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  përfundoi sot hetimet mbi dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.

Akuzat përfshijnë veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.

 

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.

“”