Raportohet sërish për zjarr në zonën e fshatit Dukat i Ri në Vlorë.
Një sipërfaqe e madhe në zonën e malit të Karaburunit me bimësi të dendur por dhe pyje është duke u djegur.
Zjarri i ndihmuar dhe nga era po shkon drejt banesave të fshatit Dukat i ri. Katër makina të zjarrfikësve dhe 25 punonjës janë në terren, por largësia e zjarrit nga rruga nuk lejon te shtrijnë tubat.
Ndërkohë që forcat zjarrfikëse por dhe punonjës se bashkisë po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.
