Skip to content

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre një natë më parë në një nga bulevardet kryesore të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Pasi e ka goditur me grushta në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga blutë e Korçës.

I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë të specializuar.