Mëngjesin e së martës, reshjet e shiut me intensitet të lartë, sollën bllokimin e nënkalimit në autostradën Milot- Thumanë, pranë Fushë Mamurrasit.
Mjetet e vogla kanë zgjedhur rrugë alternative në lëvizje, ndërsa me vështirësi, kanë lëvizur mjete të tjera.
Nënkalimi në Fushë Mamurras, prej kohësh mbetet problematik, nga reshjet, si rezultat i bllokimit të zgarave të kullimit të ujërave.
Punonjësit e Bashkisë së Kurbinit gjithnjë kanë bërë të mundur largimin e mbetjeve në zgarat e kullimit, për të çliruar ujërat pranë këtij nënkalimi.
Në zonën e Kurbinit ende vijojnë reshjet e shiut, me intensitet më të ulët.
