Reshjet e shiut të cilat nisën që mbrëmjen e kaluar kanë bërë të mundur fikjen e zjarreve të të gjitha vatrave që ishin ende aktive.
Zjarret që digjnin pyjet e parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” janë fikur plotësisht, e po ashtu edhe vatrat e tjera si ato në malin e “Allushit” në Klos dhe malin e “Lepurit” në Bulqizë. Edhe vatra mbi fshatin Sinë në Arras të Dibrës është shuar plotësisht.
Po ashtu, flakët kanë dëmtuar edhe faunën e zonës duke djegur qindra gjallesa. Nga ana tjetër policia po vijon hetimet për të zbuluar zjarrvënësit e zjarreve në fshatin Plan i Bardhë të Klosit dhe Lurë të Dibrës.
