Skip to content

I dënuar në Itali për drogë/ Kapet në Tiranë 59-vjeçari, kreu i një organizate kriminale (EMRI)

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hierarkia”.

-Ilir Kociaj (Koçiaj), kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.