Reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave nuk jua kanë prishur pushimet shumë prej atyre që kanë zgjedhur të pushonjnë në Shëngjin.
Vendas e të huaj kanë shijuar plazhin dhe këtë të martë.
Të tjerë vizitorë kanë përfituar nga koha për tu njohur me të tjera pika turistike në Lezhë.
Memoriali i Skëndërbeut është një prej tyre.
Bregdeti, historia dhe kultura e kanë kthyer Lezhën një ndër qytetet më të vizituara nga vendas dhe të huaj.
