Skip to content

Shpërblime për Policinë e Shtetit: 50 mijë lekë bonus për efektivët e angazhuar në Giro d’Italia

Policia e Shtetit ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve financiare për efektivët që u angazhuan në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij viti në Shqipëri.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, çdo efektiv i përfshirë në këto operacione është shpërblyer me 50 mijë lekë bonus, në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar.

Shpërblimet janë dhënë për punonjësit e Policisë që kontribuuan në:

  • Garon ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, e zhvilluar për herë të parë në Shqipëri më 9–11 maj 2025;

Këto ngjarje kanë qenë një provë e rëndësishme për kapacitetet organizative dhe operacionale të Policisë së Shtetit, e cila ka reaguar me sukses ndaj sfidave komplekse të sigurisë, duke siguruar mbarëvajtjen pa incidente madhore.

Giro d’Italia, ngjarja historike sportive që përfshiu qytetet Durrës, Tiranë dhe Vlorë, solli mbi 180 çiklistë profesionistë nga e gjithë bota dhe mijëra vizitorë, duke promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. Organizatorët e garës, RCS Sport & Events, si dhe institucionet vendase dhe ndërkombëtare të çiklizmit, kanë vlerësuar lart punën e Policisë shqiptare për masat efektive të sigurisë dhe bashkëpunimin e ngushtë.

“Ky shpërblim nuk është thjesht material, por një mirënjohje institucionale për punën e palodhur të efektivëve tanë, që me përkushtim garantuan rendin dhe sigurinë publike në momente kyçe për vendin,” u shpreh drejtori Proda.

Policia e Shtetit, përmes këtij veprimi, konfirmon rolin e saj si një partner i besueshëm në organizimin dhe garantimin e sigurisë gjatë aktiviteteve me rëndësi strategjike për Shqipërinë