Skip to content

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Borsh, dy të lënduarit transportohen me helikopter drejt Traumës

VLORË- Dy të plagosurit e aksidentit tragjik të Borshit mesditën e kësaj të mërkure, janë nisur me helikopter për në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Sipas informacioneve, të plagosurit ndodhen në gjendje stabël aktualisht.

Një furgon u përplas me një automjet dhe për pasojë humbën jetën dy persona, një çift bashkëshortësh.

Grupi hetimor ka mbledhur provat për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.