Është 60 kilometra më i gjatë se rekordi i mëparshëm, gjithashtu në Shtetet e Bashkuara.

Organizata Botërore Meteorologjike ka konfirmuar rekordin për rrufenë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë, një përbindësh prej 829 kilometrash (510 milje) që goditi më 22 tetor 2017, gjatë një stuhie të fortë në rajonin e Rrafshnaltave të Mëdha të Shteteve të Bashkuara.

Rrufeja shtrihej nga Teksasi lindor deri në periferi të Kansas City, duke mbuluar një distancë ekuivalente me atë midis Parisit dhe Venedikut, tha WMO.

Një komitet prej 11 ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara, Brazili, Gjermania, Spanja, Nepali dhe Izraeli certifikuan rekordin e ri. Rekordi i mëparshëm ishte një rrufe prej 768 km (470 milje), e regjistruar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara më 29 prill 2020 dhe e certifikuar në vitin 2022. Matjet kanë një diferencë gabimi prej ±8 km.

Negli Stati Uniti è stato registrato un fulmine di 829 chilometri, il più grande di tutti i tempi

Goditja e madhe e rrufesë e 22 tetorit 2017, ishte një nga të parat që u regjistrua dhe u analizua nga sateliti i motit GOES-16 i Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të SHBA-së.

Hartografia satelitore e rrufesë filloi në vitin 2016. Si rezultat, mostrat janë ende shumë të kufizuara për të identifikuar modelet ose trendet në intensitet, frekuencë dhe vendndodhje. “Na jepni një dekadë tjetër të dhënash dhe ne mund të fillojmë t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve”, tha për AFP-në Profesor Randall Cerveny, i cili krijoi regjistrin e ngjarjeve ekstreme të motit dhe klimës të WMO-së.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore Meteorologjike, goditja më e gjatë e rrufesë ndodhi më 18 qershor 2020, midis Uruguait dhe Argjentinës, duke zgjatur 17.102 sekonda.

Sa i përket goditjeve më vdekjeprurëse të rrufesë: në vitin 1975, 21 persona vdiqën në një kasolle në Zimbabve, ndërsa në vitin 1994, 469 persona vdiqën në Egjipt për shkak të një serie shpërthimesh në rezervuarët e naftës.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re