Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbrëmjen e djeshme, sapo morën njoftimin se kishte rënë zjarr në dy fshatra në Kavajë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasve R. S. dhe F. K., të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
