Skip to content

I jep me qira makinën 41-vjeçarit, por nuk ia kthen më. Shpallet në kërkim burri, punohet për…

Policia e Korces1 770x422 1

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës pasi akuzohet se nuk ka kthyer një automjet të marrë me qira.

Sipas kallëzimit të bërë nga pronari, ngjarja ka ndodhur më 25 qershor 2025. Automjeti nuk është kthyer sipas marrëveshjes mes palëve.

Njoftimi i policisë:

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fi jep me qira makinen 41 vjecarit por nuk ia kthen me shpallet ne kerkim burri punohet per%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka kallëzuar shtetasi A. A., 54 vjeç, se më datë 25.06.2025, i ka dhënë me qira, një automjet, 41-vjeçarit, por ai nuk ia ka kthyer sipas marrëveshjes. Punohet për kapjen e shtetasit R. D. dhe për gjetjen e mjetit.