Skip to content

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tropojë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekbibaj”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dyshohet se se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr.